E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat shoqeria civile apel Parlamentit Europian

Shoqeria civile ne Shqiperi permes nje deklarate i ben apel ambasadave te huaja ne Tirane dhe Parlamentit Europian lidhur me liberalizimin e vizave per Shqiperine.

Iniciuar nga Zyra e Fondacionit Soros ne Tirane nepermjet kesaj deklarate mbi 50 OJF risjellin ne vemendjen e vendeve te Bashkimit Europian dhe Keshillit e ministrave te Brendshem te BE-se rendesine e ruajtjes se besueshmerise se perspektives europiane te rajonit.

Shoqeria Civile ka monitoruar gjate ketyre viteve procesin dhe mendojme se ka patur nje rol te rendesishem ne kuader te liberalizimit te vizave tha Andi Dobrusha drejtor ekzekutiv i Soros.

Deklarata e shoqerise civile ne vend i ben thirrje Keshillit dhe ministrave te Brendshem te BE-se ti jape perparesi ne mbledhjen e radhes dhe te miratoje propozimin e Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje ndashHercegovinen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›