Turizmi shkelqimi i rreme

Sipas te dhenave zyrtare te vete qeverise nese nga viti 2004 numri i vizitoreve eshte rritur 10 here por te ardhurat bruto qe ekonomia ka perfituar nga turizmi jane rritur me vetem 2.1 here. Nga viti 2004 deri ne 2009 sipas te dhenave zyrtare te vete qeverise dhe Bankes se Shqiperise numri i vizitoreve eshte rritur nga 300 mije ne vitin 2004 ne 3 milione ne 2009. Ndersa te ardhurat per te njejten periudhe u rriten sipas Bankes se Shqiperise nga 592 milione euro ne vitin 2004 ne 1.3 miliarde ne fund te 2009.
Kjo panorame behet edhe me paradoksale nese do te merret parasysh rritja e cmimeve. Ne 5 vjet rritja e cmimeve eshte mbi 20 per qind qe do te thote se vetem per kete shkak i njejti numer turistesh duhet te kishte shpenzuar ne fund te viti 2009 te pakten 20 per qind me shume se 5 vjet me pare. Ketu nuk perfshihet rritja e numrit te turisteve me 10 here. Te gjitha keto perllogaritje jane bere vetem duke marre ne konsiderate te ardhurat bruto per shkak te hyrjes se turisteve ne Shqiperi.Por nese do te perfshiheshin edhe shpenzimet qe shqiptaret kryejne kur dalin nga shteti ta ardhurat reale nga turizmi do te rrudheshin me shume duke bere qe shkalla e paradoksit te ketij sektori te jete edhe me larte.
Pas ketyre shifrave turizmi tregon se suksesi i ketij sektori nga rritja e numrit te vizitoreve eshte shkelqim i rreme pasi perftimet maten me te ardhurat te cilat po rriten mjaft ngadale.