Tirane konviktet personeli pa paga
22 punonjes te konviteve ne Tirane nuk kane marre pagen mujore qe prej janarit e deri me tani edhe pse jane ankuar me qindra here ne Drejtorine e Pergjithshme te Konvikteve.
Drejtori i Drejtorise se konvikteve nuk ka pranuar te jape nje sqarim konkret mbi kete ceshtje por ka sqaruar se problemi i pagave varet nga Bashkia e Tiranes e cila prej nje viti ka nen varesi keta punonjes. Sipas burimeve zyrtare ne bashkine e Tiranes mesojme se qeveria ka kaluar administrimin e konvikteve dhe personelin edukativ ne varesi te bashkise por nuk ka kaluar fondet per pagat e tyre.
Bashkia e Tiranes ka saktesuar se kane kaluar 10 muaj qe i drejtojne kerkese Ministrise se Arsimit dhe te finances per kalimin e fondit te pagave por nuk ka patur asnje hap konkret.Ministria e Financave eshte shprehur se ky fond eshte shtuar ne transferten e pakushtezuar nderkohe qe ajo eshte ulur me 18 ne krahasim me nje vit me pare.