E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha pret përfaqësuesit e KiE: Të rishihet reforma në drejtësi, vota është kriminalizuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim delegacionin e raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në këtë takim Berisha iu ka komunikuar delegacionit se Shqipëria ndodhet në krizë që ka të bëjë me raportin e krimit dhe votës.

Berisha ka theksuar gjithashtu se zgjidhja e kësaj marrëdhënie krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut.

 “Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim”, është shprehur Berisha.

Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

“Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

Gjithashtu Berisha ka vënë në dukje se administrata është kthyer në “polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milion votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit.

 “Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, tha Berisha.

Raporterët të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri ndodhen në Shqipëri për misionin fakt mbledhës mbi situatën politike në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›