E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ushtaret e kthyer Bashibozuket sulmuan Kryeministrine

Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje permes nje ceremonie te zhvilluar ne seline e Keshillit te Ministrave kontingjentin paqeruajtes Eagle 1 i cili sherbeu per gjashte muaj ne Kandahar te Afganistanit. Kreu i qeverise ka vleresuar misionin e njesive Shqiponja 1 qe eshte edhe misioni i pare i pare paqeruajtes pas hyrjes se Shqiperise ne NATO. Ju bete qe flamuri yne kombetar po me ate krenari e dinjitet qe valevitet kudo ne Shqiperi valevitet sot ne Aleancen e Atlantikut te Veriut te valevitet krenar ne Kandahar ne fushebetejat qe NATO zhvillon per lirine e kombit afgan u shpreh Berisha. Ne fjalen e tij para trupave shqiptare dhe familjareve te tyre kryeministri u ndal edhe ne ngjarjet e 21 janarit. Nderkohe kur ju perballeshit me armikun me te eger te lirise se kombit afgan ne shpellat e malet e Kandaharit me 21 janar grupe bashibozukesh do te sulmonin seline  e Keshillit te Ministrave. Dua tju garantoj se te paret qe me kane ardhur ne mendje keni qene ju. Natyrisht institucionet kushtetuese te nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te pushtohen kurre. Ato i mbrojten trup me trup vellezerit dhe motrat tuaja me uniforme tha Berisha. Sipas tij ato jane keshtjella lirie e nuk mund te mposhten por dhimbja ime ishte e madhe sepse ju perfytyroja ju tek ktheheshit nga misioni juaj dhe ne ekranet e televizionit se bashku me vellezerit tuaj te armeve shikonit se cndodhte ne vendin tuaj. Ju garantoj se ajo qe ndodhi vertet ishte nje akt i shemtuar por ne sebashku do te bejme cdo gje ti rikthejme Shqiperise imazhin qe ajo meriton te deshmojme se liria e vlerat e saj jane te pakapercyeshme te padhun-ueshme ne kete vend.

PS Berisha po keqperdor ushtrine
Partia Socialiste reagoi dje pas ceremonise se zhvilluar ne Kryeministri per pritjen e trupave qe ishin ne Afganistan. Deputetja Mimi Kodheli tha ne nje komunikim me mediat se Pasi perdori ministrin e Mbrojtjes per te kercenuar me nderhyrje te ushtrise nje dite perpara 21 janarit pasi mblodhi jashte cdo lloj procedure ne shkelje flagrante te Kushtetutes gjeneralet e ushtrise me ne krye Arben Imamin dy dite pas 21 janarit dhe pasi aludoi permes gojes se ministrit Basha se gjoja ambasadore te huaj paskerkan keshilluar perdorimin e Forcave te Armatosura Sali Berisha edhe sot vazhdon te shohe endrra me sy hapur per puce qe asgjesohen nga Forca Komando.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›