Prokuroria Nuk ka ekspertize per videon
Dritan Prifti deshmoi dje per me teper se dy ore para prokuroreve qe po vazhdojne hetimin e video-pergjimit te regjistruar ne zyren e ministrit te Ekonomise rreth nje vit me pare. Ish-ministri ka hyre ne zyrat e Prokurorise se Pergjithshme ne oret e paradites dhe ka dale prej andej rreth ores 1350. Pasi doli nga Prokuroria ai leshoi nje deklarate ne te cilen pretendohet se eshte provuar me ekspertize origjinaliteti i videos
se regjistruar mes tij dhe ish-zv. kryeministrit Ilir Meta. Ne deshmine time sot jane konfirmuar qendrimet e meparshme. Sigurisht dhashe pergjigje te reja per pyetje te reja qe linden pas deshmise vullnetare te zotit Meta tha Prifti ne dalje te Prokurorise. Kam bindjen qe hetimet jane marre seriozisht dhe gjerat po shkojne drejt zbatimit te ligjit vijoi me tej Prifti. Ai theksoi me pas se Me vjen mire qe kuptova se nuk kishte asnje dyshim nga prokuroret per vertetesine e videos qe kam sjelle. Prifti me pas u shpreh se pavaresisht se nuk mora konfirmim zyrtar kuptova se nga ekspertiza cdo gje eshte e paster e paprekur e pamanipuluar dhe nuk ka te beje me asnje lloj montazhi. I pyetur per menyren se si e ka kuptuar qe prokuroret nuk kane dyshime mbi videon Prifti theksoi se nuk eshte i disponueshem te flase per sekrete te hetimit. Ajo qe ka lene pas ish-ministri Prifti me deklarimin e tij duket se perben nje mister te vertete. Prokuroria e Pergjithshme as i konfirmoi dhe as i hodhi poshte deklaratat e bera nga ish-ministri. Nuk mundem as te pohoj dhe as te mohoj deklaratat tha zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme Plator Nesturi pasi u pyet nga gazeta Panorama mbreme nese Prokuroria ka bere ekspertize mbi video-pergjimin Meta-Prifti. Zedhenesi tha se per te bere pohime apo mohime lidhur me kete ceshtje i nevojitej nje autorizim i vecante te cilin nuk mund ta dispononte.
Ekspertiza
Disa burime te tjera te Prokurorise se Pergjithshme kane pretenduar dje se nje verifikim teknik per video-pergjimin pritet te realizohet jashte vendit. Sipas ketyre burimeve verifikimi i regjistrimit mund te behet ne Angli ditet e ardhshme. Deri tani mesohet se ka vetem nje bindje te prokuroreve pas shqyrtimit te materialit por asnje ekspertize mbi videon. Kjo dosje penale u hap fillimisht ne Prokurorine e Tiranes pas publikimit te regjistrimeve ne emisionin Fiks Fare. Prokuroria me pas sekuestroi materialin filmik dhe zanor qe dispononte vete ish-ministri Prifti. Ajo verifikoi kryesisht dokumentacionin qe lidhej me ceshtjet e permendura ne bisede dhe me pas ia kaloi dosjen per kompetence Prokurorise se Pergjithshme. Rreth dy jave me pare ne kete institucion eshte paraqitur ish-zv. kryeministri Ilir Meta i cili ka dhene shpjegimet e tij ne lidhje me video-regjistrimin. Organi qendror i akuzes me ane te dy prokuroreve ka vazhduar hetimet lidhur me kete ceshtje derisa dje ka rithirrur ish-ministrin Prifti ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen.