E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret zyrtaret e BP

Kryeministri Sali Berisha priti sot një delegacion nga 'British Petrolium', i kryesuar nga zëvendëspresidenti i BP-se për Zhvillimin dhe Shfrytëzimin e Fushës së Shah Denizit në Azerbajxhan, Al Cook dhe ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë.

Kryeministri Berisha shprehu angazhimin serioz të Shqipërisë, në mbështetje të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik. Kryeministri theksoi se sigurimi i gazit është prioritet madhor për të mundësuar zhvillimin e tregut të brendshëm të gazit në Shqipëri.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka ngritur grupin ndërministror pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës për negocimin me kompaninë TAP të Marrëveshjes Pritëse Qeveritare.

Kjo marrëveshje, në negocime intensive në muajt e fundit, do të garantojë dhënien e të gjitha lejeve infrastrukturore e mjedisore, në funksion të përfundimit të punimeve,sipas kërkesave të konsorciumit të Shah Denizit, mbrojtjen e investitorëve dhe të investimit, si dhe garantimin e të gjitha standardeve inxhinieriko - mjedisore të financuesve të projektit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›