E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Annan te henen tek Lavrov

Do të mbahet më 16 korrik në Moskë takimi mes të dërguarit të posaçëm për Sirinë, Kofi Annan dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ruse e lajmeve “Itar-Tass”, sipas të cilës dy zyrtarët do diskutojnë për të gjetur një zgjidhje praktike për t’i dhënë fund krizës siriane.

Ndërkohë, Annan ka deklaruar të premten se, misioni i vëzhguesve të OKB-së është gati të shkojë në Tremseh për të verifikuar masakrën që ka ndodhur në orët e fundit, gjithmonë nëse do ta lejojnë rrethanat.

“Kundër fshatit Tremseh ushtria siriane ka përdorur SiriaTjetër masakër në Siri, 200 të vdekur Siria, gjenerali dezertor, kontakte me opozitën Siria, diplomati braktis Assad-in armë të rënda si artilieri, tanke dhe helikopterë, duke shkelur angazhimet e marra me planin e paqes”, ka thënë Annan.

Më herët gjatë muajit i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe ishte në Damask prej nga deklaroi se kishte pasur bisedime “të sinqerta dhe konstruktive” me presidentin Bashar al Assad.

Pas takimit, Annan u ka thënë gazetarëve se me Assad kishin rënë dakord për një përpjekje për t’i dhënë fund dhunës dhe këtë mesazh ai do t’ua transmetonte edhe rebelëve.

Ndërsa në një intervistë të publikuar të shtunën, Annan tha për gazetën franceze “Le Monde” se plani i paqes për Sirinë deri më sot ka dështuar në frenimin e gjakderdhjes.

Ai i rekomandoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që në vend të mbikëqyrjes së armëpushimit në Siri, të fokusohet tek ndërmjetësimi politik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›