E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real 50 milione euro per Modric

Reali i Madridit insiston gjithnjë e më shumë për Luka Modric, i cili është nxjerrë në merkato nga Totenhemi. Sipas të përditshmes britanike 'The Telegraph', klubi madrilen ka rritur ofertën e tij në drejtim të mesfushorit kroat në 50 milionë Euro.

Kjo ofertë e fundit, i është afruar ndjeshëm kërkesës së drejtuesve të klubit londinez dhe për këtë arsye duket se marrëveshja mes palëve është gjithnjë e më pranë. Për më tepër vetë Vilash Boash kishte deklaruar se Modriç do të largohet nga Uajt Hart Lejn me ofertën e duhur dhe duket se gjithcka po ecën në rrugën e duhur.

Por jo vetëm kaq, duket se Reali i Madridit ka edhe një armë më shumë ne kete ceshtje dhe bëhet fjalë për Rikardo Kaka', për të cilin Totenhemi ka shfaqur interes. Drejtuesit e kampionëve të Spanjës, po mendojnë të përfshijnë në tratativa brazilianin për të arritur me shpejt tek Modriç.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›