E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni 19 viktima nga shirat e rrembyeshme

Shirat e rrëmbyeshme që prej disa ditësh kanë përfshirë Kjushunë, në jug të Japonisë, kanë shkaktuar 19 të vdekur dhe të paktën 8 të humbur.

Agjencia Meteorologjike Japoneze ka dhënë alarmin për reshjet, që sipas saj nuk do të ndalen deri ditën e shtunë.

Ndërkohë, në Aso, në prefekturën e Kumamotos, rreth 11 mijë familjeve u është bërë thirrje të lënë shtëpitë dhe uji i pishëm është ndërprerë në qindra banesa.

Ndërsa në Oita, mbi 10.600 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të tejmbushjes së lumenjve, që mund të dalin nga shtretërit dhe të përmbytin lokalitetin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›