Berisha prezanton Mziun Kamza qyteti me modern i Shqiperise

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot ne Kamez kandidatin e Aleances per qytetarin njekohesisht kryetar aktual i Bashkise Kamez Xhelal Mziu. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shprehi mirenjohje banoreve te Kamzes qe sipas tij keto vite i dhuruat Shqiperise me mundin djersen dhe perkushtimin tuaj njerin nga qytetet me modern te saj
Ju erdhet ne Kamez nga te gjitha rrethet e vendit ju vinit nga zona ku jeta ishte bere e pamundur nga 45 vite komunizem por ne mendje kishit endrren tuaj per nje jete me te mire per ju dhe femijet tuaj.- tha Berisha.
Ne do e shnderrojme Kamzen bashke me kryetarin tuaj te bashkise ne qytetin me te urbanizuar te Shqiperise. Keto kater vite me Mziun ne krye te bashkise jane asfaltuar 60 km rruge dhe te gjitha jane kryesore nderkohe qe kater vitet e ardhshme do te asfaltohet cdo rruge dhe rrugice e saj- tha kryeministri
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Kastriot Zera per kryetar te bashkise se Gramshit. Ne prezantimin e tij Berisha u shpreh se qeveria do te financoje cdo projekt te Zeres dhe kryetareve te komunave te ketij rrethi duke premtuar gjashte here me shume financime se ne kater vitet e fundit.
Berisha tha se qeveria kater vitet e fundit ne Gramsh ka ndertuar dhe rindertuar 40 kilometra rruge 20 shkolla 16 ambulanca 6 ujesjelles 16 qendra shendetesore si dhe qeveria ka financuar 390 fermere dhe mbjelljen e 140 hektareve me ullinj vreshta dhe dru te tjere frutore.
Atyre qe ju mashtrojne dhe ju thone se rruga do kaloje prapa malit do tu thoni se kjo qeveri eshte qeveria qe can malet dhe nuk i nxjerr qytetaret prapa malit. Une kam shume kenaqesi qe brenda dy viteve ju do te mberrini ne Tirane per nje kohe 50 minuta me te shkurter dhe se Gramshi e Tirana do te kene nje distance jo me te madhe se rreth 1 ore tha Berisha.
Ai tha se synimi i qeverise eshte qe Shqiperia te hyje ne kategorine e vendeve te zhvilluara brenda vitit 2017. Ai beri thirrje qe injorohet alternativa e opozites duke thene se ajo eshte rruga e izolimit. Rruga e vetme per shqiptaret ne 45 vite ishte rruga e izolimit me te thelle ishte rruga e skamjes dhe mjerimit me te madh rruga vetme per shqiptaret ishte rruga e shtypjes me mizore ishte rruga e shperfytyrimit njerezor tha kreu i PD-se.