Plagosen rende 2 persona gjuanin peshk me dinamit

Dy shtetas jane plagosur rende ndersa po peshkonin me dinamit ne lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur rreth mesdites ne afersi te fshatit Perparim te nenprefektures se Peqinit. Gentian Rexha 35 vjec dhe Eduart Dushku 45 vjec me banim ne lagjen Xhami te qytetit te Peqinit pesuan demtime serioze ne trup pasi gjate peshkimit me dinamit lenda plasese u ka shperthyer ne duar.
Ata kane dhene alarmin dhe banore te rastesishem u kane dhene ndihmen e pare duke i derguar menjehere ne spitalin kirurgjik te Elbasanit. Sipas mjekeve dy peshkataret kane pesuar demtime te renda ne pjese te ndryshme te trupit e aktualisht ndodhen ne reanimacion nen terapi intensive.
Ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili pas investigimeve paraprake ka arritur ne perfundimin se ngjarja ka qene aksidentale. Ndaj tyre pritet te filloje procedimi penal per perdorim te lendeve plasese ne menyre te paligjshme.