Fushata rrit tensionet, akuza per plagoske me gura dhe bomba
18/04/2011 Përfundon në Spitalin Ushtarak 43-vjeçari. Policia shoqëron dhe merr në pyetje autorin
Rrihet me gurë polici bashkiak, ngjistepankarta të PD-së në mitingun e PS-së
TIRANË- Teksa turma merrej me përgatitjen e tribunës, ku Partia Socialiste do të bënte mitingun e pasdites, polici bashkiak i Kamzës u plagos, kur po ngjiste pankarta të Partisë Demokratike. Me shkopinj e me gurë i janë turrur simpatizantët e PS-së, 43-vjeçarit Rasim Zeneli, të cilin e qëlluan aq fort saqë frakturat e shkaktuara dhe plagët në pjesë të ndryshme të trupit i kuroi vetëm në Spitalin Ushtarak. Mes gjithë personave që ndodheshin në turrëm, policia identifikoi personin që e ka qëlluar, i cili është Petrit Hoxha, 36 vjeç që tashmë ndodhet i shoqëruar në polici dhe po pyetet për rrethanat e shkaqet e ngjarjes. Zyrtarisht, policia e Tiranës njoftoi dje se rreth orës 13.25 në Kamëz të Tiranës, në afërsi të rrugës “Manhatan”, pranë vendit ku po ngrihej tribuna për zhvillimin e takimit elektoral të subjektit Partia Socialiste, ka pasur një konflikt ndërmjet simpatizantëve të subjektit të Partisë Socialiste dhe disa shtetasve midis tyre edhe një punonjës i Bashkisë Kamëz. Nga ky konflikt është plagosur shtetasi Rasim Zenel Hoxha, vjeç 43, me detyrë punonjës policie pranë Bashkisë Kamëz, i cili në momentin e plagosjes ka qenë duke vendosur pankarta të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe aktualisht ndodhet për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendin ku ka ndodhur incidenti, shërbimet e komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë, kanë bërë të mundur të identifikojnë, si autor të mundshëm të plagosjes së shtetasit Rasim Hoxha, i cili dyshohet të jetë shtetasi Petrit Ahmet Hoxha, 36 vjeç, aktualisht po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e kësaj plagosje në komisariatin e policisë nr. 5 Tiranë. Nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë, aktualisht po punohet për dokumentimin ligjor dhe procedural të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Njëherazi materialet hetimore e procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.
21-vjeçari tradhtohet nga pamjet filmike, por nuk pranon autorësinë
Mbetet në burg Ristani i plagosi me thikë Doçin e PS-së
TIRANE-21-vjeçari Arbër Ristani, që u arrestua pak ditë më parë nga policia si autor i plagosjes së shtetasit Ali Doçi, ngjarje kjo e ndodhur në mitingun elektoral të kryesocialistit Edi Rama, ka mbetur në burg pa afat. Pavarësisht se Ristani nuk ka pranuar autorësinë e krimit, gjykata e Tiranës ka marrë parasysh provat e mbledhura nga Prokuroria, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas Prokurorisë, kanë qenë kamerat e televizioneve dhe ato të instaluara në qendrën tregtare “Kristal”, që tregojnë se 21-vjeçari është protagonist i plagosjes me thikë të 16-vjeçarit Ali Doçi. Provat e përfaqësuesit të akuzës janë kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të arrestuarit, i cili ka treguar para gjykatës se për shkaqe politike klienti i tij është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Vetë i arrestuari, simpatizant i PS ka pohuar të kishte qenë i pranishëm në takimin elektoral të PS, por ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, se ai ka qëlluar me armë të ftohtë thikë Ali Doçin. Lidhur me këtë ngjarje ende nuk janë sqaruar motivet dhe rrethanat që sollën plagosjen e 16-vjeçarit. Kjo për shkak se dhe personi i arrestuar nga Policia e Shtetit ska pranuar autorësinë e krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 prill, kur një grup anëtarësh e simpatizantësh po kalonin në rrugën kryesore të lagjes “Komuna e Parisit”. Ata janë konfrontuar me disa të rinj të tjerë, për të cilët më vonë u tha se ishin simpatizantë të LSI-së, përplasje që përfundoi me lëndimin e 16-vjeçarit Ali Doçi. Në vendin e ngjarjes policia gjeti thikën me të cilën u krye plagosja, ndërkohë që adoleshenti pas marrjes së mjekimit në Spitalin Ushtarak, është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes PS shpejtoi ta denoncojë ngjarjen si një sulm politik të LSI dhe PD, por menjëherë pas arrestimit nga policia të shtetasit Arber Ristani, uniformat blu theksuan se ngjarja kishte ndodhur për shkaqe banale dhe aspak politike. Në njoftimin zyrtar, policia nuk e specifikonte konkretisht se cili ishte motivi i ngjarjes, duke lënë ende të hapur debatin mes partive politike.
I biri njihej si person me precedentë penal. Policia: Pista kryesore nuk lidhet me detyrën
Shpërthim tritoli pranë shtëpisë së kreut të shtabit të PS-së
VEPROR HASANI
POGRADEC- Kur ora po i afrohej mesnatës, një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një lëndë plasëse ka lënë të tronditur banorët e qytetit të Pogradecit, veçanërisht ata që banoni në lagjen nr 1 të tij, pikërisht aty ku ndodhi edhe shpërthimi i lëndës plasëse. Megjithatë, tronditja ka mundur të përshkojë gjithë banorët e Pogradecit. Lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të shtëpisë së Vasfi Zyzos, kreu i shtabit elektoral të PS-së, ndërsa bashkëshortja Rajomanda Syzo është drejtoreshë e tatimeve pranë bashkisë së këtij qyteti.
Shpërthimi
Si pasojë e shpërthimit, banesa e Syzos kishte pësuar dëmtime vetëm te një dritare, ndërsa më e dëmtuar kishte mbetur një furrë buke, ku kësaj të fundit i ishin thyer të gjitha xhamat. Aktualisht ende nuk dihen autorët e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjithçka mund të ketë ndodhur në saj të një konflikti që ka pasur djali i Vasfi Syzos me disa persona të tjerë në qytet. Veç kësaj, djali i kësaj familjeje, njihet si person me precedentë penalë. Sipas policisë, ngjarja në fjalë nuk ka ndodhur për arsye politike. Megjithatë, fill pas shpërthimit të lëndës plasëse, Partia Socialiste është përpjekur që ngjarjes t’i japë sfond politik, duke akuzuar kështu, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por edhe kjo e fundit i ka hedhur poshtë si trillime gjithçka të deklaruar nga ana e Partisë Socialiste. Gjithsesi, policia e Pogradecit po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që të ketë dhe një version zyrtar të plotë. Burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, në lidhje me këtë ngjarje pas hetimeve të kryera, dhanë dhe sqarimet mbi këtë shpërthim. Sipas policisë, “në dt 16.04.2011, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, në afërsi të banesës së shtetasit Vasfi Syzo, 56 vjeç, ishte dëgjuar një shpërthim. Ndërkaq nga ana e policisë është shkuar menjëherë në vendngjarje, ku u konstatua se nga shpërthimi ishte thyer një dritare e banesës së shtetasit të sipërpërmendur dhe disa xhama të një furre buke, e cila ndodhej në afërsi të vendit të shpërthimit”. “Vlen të theksohet, vijuan burimet policore, se pista kryesore e hetimit të policisë është një konflikt që ka pasur djali i shtetasit Vasfi Syzo me persona të tjerë në qytetin e Pogradecit, pasi djali i familjes Syzo rezulton të jetë një person me precedent penal kohë më parë. Nga puna e deritanishme e policisë, shpjeguan të njëjtat burime, ky incident i ndodhur përjashton punën dhe aktivitetin që ushtrojnë bashkëshortët e familjes Syzo në qytetin e Pogradecit. Gjithashtu po punohet për identifikimin e lëndës plasëse dhe për identifikimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë së autorëve, përfunduan burimet pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë.