E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ diskuton per ndryshimet ne fleten e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton ne keto momente lidhur me ndryshimet qe duhet te pesoje fleta e votimit qe do te perdoret ne zgjedhjet e 8 majit. Perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ Genci Gjoncaj parashtroi tre kerkesat e partise qe ai perfaqeson ku duhen mbeshtetur dhe ndryshimet ne flete.

Sipas Gjoncajt jane tri elementet qe kane te bejne me garancine e produktit prodhuesit dhe ato kontrolluese. Gjoncaj kerkoi qe fleta e votimit te kete disa elemente shtese sigurie ndersa kerkoi edhe akses gjate prodhimit te fletes.

Perfaqesuesi i PS-se kerkoi informacion mbi numrin e fleteve te votimit qe jane shtypur si dhe sa leter eshte perdorur. Ai kerkoi monitorimin e ketij procesi nga persona te emeruar. Gjithashtu u kerkua edhe informacion mbi gjendjen e fletes se votimit.
Nderkohe kreu i KQZ-se Arben Ristani tha se tashme kontrata me kompanine prodhuese eshte nenshkruar ndaj dhe nuk ka asnje lloj mundesie qe te nderrohet fleta e votimit si leter sigurie

Diskutimet per fleten e votimit erdhen pas kthimit te Kolegjit Zgjedhor te vendimit te meparshem per fleten e votimit nga KQZ.

Diskutimet ne KQZ po vazhdojne.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›