E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton listen e Tiranes

Partia Demokratike hapi fushatën për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit me një miting-koncert në sheshin “Nënë Tereza”, ku u prezantuan kandidatën për deputet të qarkut të Tiranës.

Ra në sy mungesa e Ilir Rusmajlit, i vendosur i 17-ti në listë dhe praktikisht jo fitues, që, me sa duket edhe për shkak të mungesës, nuk iu lexua emri gjatë prezantimit një për një të 32 kandidatëve. Mitingu ofroi edhe prezantimin e parë me mbështetësit e PD për Kastriot Islamin dhe Asllan Dogjanin, që ndryshe nga Rusmajli ndodhen në listën fituese të demokratëve. Një tjetër detaj, që ra në sy, ishte hapja e 4 vitet që vijnë do jenë vitet e projekteve gjigande për të ardhmen e shqiptarëve. Në 4 vitet që do vijnë Shqipëria do kapë nivelin e vendeve të zhvilluara, e statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë tubimit nga kryetari i Bashkisë, Basha, i zgjedhur kryetar i shtabit për Tiranën. “Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i shqiptarëve dhe i Shqipërisë”, tha Basha. Kryeministri Berisha e mori fjalën i fundit, pas Jorida Tabakut dhe Halim Kosovës, të dy prurje të reja në listën e Tiranës, dhe pas ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Berisha nënvizoi, para të pranishmëve, detaje të sloganit të përdorur në zgjedhjet e majit 2011, për Bashkinë e Tiranës, atë të PD-së si parti për qytetarin. “Te kutitë e votimit përballen dy filozofi, dy qëndrime. Përballet qëndrimi ynë, i cili ka në thelb e synon lirinë tuaj, besim të pakufijshëm tek iniciativa juaj e lirë, te pasuria e saj. Ne besojmë se gjithçka ka arritur Shqipëria këto 20 vite, ju ka patur juve, qytetarë shqiptarë, arkitektë të vërtetë”, tha Berisha. Duke sulmuar alternativën e majtë, Berisha tha se këto zgjedhje do të bëjnë shkëptutjen nga bllokimi. “Alternativa tjetër ka faktuar se nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj, që bëri gjithçka për ta vendosur vendin jashtë hapësirës perëndimore. Ajo alternativë, në 20 vite, për të bllokuar integrimin në Këshillin e Europës, bëri gjithçka për të bllokuar përveç se Stabilizim Asociimin, edhe bllokimin e anëtarësimit në NATO, apo për t’iu lënë juve pa viza”, shtoi Berisha. Zgjedhjet 2013
“Shqip”, rotacion apo mandat të tretë?
Pashaj largohet nga Aleanca Kuqezi
MB: Listat zgjedhore plotësojnë kriteret

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›