E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pritet nga Papa në Vatikan, ditën që 543 vjet më parë u prit Skënderbeu

Vatikan, 12 Dhjetor NOA Kryeministri shqiptar Sali Berisha sapo ka përfunduar një audiencë në Vatikan ku u prit nga Papa Benedikti i 16-të, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, burime zyrtare të Kryeministrisë që ndoqën këtë takim. Për koincidencë, takimi i sotëm i 12 dhjetorit 2009, përkon me atë të 543 viteve më parë po ë Vatikan, kur më 12 dhjetor 1666, Gjer Kastrioti Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve, u prit në një takim nga Papa Pali i Dytë.

Në takimin e sotëm, kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thelle të tij, të qeverisë që ai drejton dhe të popullit shqiptar, për të gjithë mbështetjen që selia e shenjtë i ka dhënë zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, por edhe zhvillimit ekonomik e kulturor të Shqipërisë, që në fillim të viteve 90 me hyrjen e demokracisë.

Në këtë kuadër, Papa Benedikti i 16-të,  u shpreh se selia e shenjtë do të mbështesë plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat.

Ndërkohë, Berisha i dorëzoi Papës Benedikti i 16-të, ftesën për një vizitë në Shqipëri, për 100 Vjetorin e Nënë Terezës.

Duke folur pas takimit me Papën Benedikti i 16-të, Berisha pohoi se për të, ky takim merr një vlerë edhe më të veçantë dhe do të mbetet i paharrueshëm për memorien e tij për një arsye historike sepse 543 vjet më parë, Skënderbeu më 12 dhjetor 1466 ishte pritur në audiencë nga Papa Gjon Pali i Dytë.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›