E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pritet të bëjë bilancin e 100 ditëve të qeverisjes

Kryeministri Berisha pritet që sot të bëjë bilancin e 100 ditëve të qeverisë së tij që pas marrjes së votëbesimit. Në një konferencë për shtyp pritet që Berisha të bëjë analizën e punës së qeverisë së tij në këto 100 ditë, të cilat konsiderohen si starti i rrugës së gjatë dhe si një tregues për suksesin apo jo të objektivave që kabineti i ka bërë publike.
Në bilancin e 100 ditëve të para, ajo që do të spikasë si arritje është edhe marrja e vendimit nga ana e Komisionit Europian për nisjen e procedurave të statusit kandidat të Shqipërisë dhe dorëzimi i pyetësorit pak ditë më parë.
100 ditë më parë, kabineti "Berisha 2" mori votëbesimin dhe miratoi në Parlament programin e tij politik për katër vitet që vijnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›