Qeveria Berisha bën 100 ditë, Kryeministri analizon punën e kabinetit

Kryeministri Berisha ka bërë sot bilancin e 100 ditëve të qeverisë së tij që pas marrjes së votëbesimit. Në një konferencë për shtyp Berisha është shprehur se 100 ditët e qeverisjes së tij u karakterizuan nga zhvillime madhore historike që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë. Në bilancin e 100 ditëve të para, Berisha ka theksuar si një arritje të madhe të kësaj qeverie marrja e vendimit nga ana e Komisionit Europian për nisjen e procedurave të statusit kandidat të Shqipërisë dhe dorëzimi i pyetësorit pak ditë më parë.
Ndërkohë Berisha ka theksuar se ky është 100 ditëshi e një koalicioni të ri me LSI-në, forcë e spektrit të majtë shqiptar i cili faktoi sipas tij që ky koalicon mund të ecë edhe 30 vjet të tjera.
Gjithashtu Kryeministri berisha u shpreh se këto 100 ditë janë historike sepse Shqipëria doli nga lista e bardhë për heqjen e vizave.
Ndërkaq Berisha i ka cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë në Shqipëri.
"Në 28 qershor zgjedhjet e qytetarëve u votëbesuan nga 20 mijë komisionerë të PS-së dhe u certifikuan nga monitoruesit ndërkombëtar dhe u kalifikuan si zgjedhjet më të mira dhe përmbushën standartet" theksoi Berisha.