E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha propozon emrat e strukturës drejtuese të PD-së

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot para Këshillit Kombëtar listën e kandidaturave për postet kryesore në strukturën drejtuese të partisë, duke theksuar një ripërtëritje bazuar në eksperiencë dhe duke respektuar parimet e statutit.

Gjatë fjalës të tij Berisha rikujtoi se në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarë janë ex-officio, për çka është pasqyruar dhe në statutin e partisë.

“Në kuadrin e dhe në frymën e Kuvendit, është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë.
Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Berisha prezantoi kandidaturat për nënkryetarë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti. Nga këta gjashtë kandidatë do të zgjidhen tre nënkryetarë.

Berisha paraqiti gjithashtu kandidaturat për postet e sekretarëve, ku për çdo pozicion ka dy kandidatë:

Sekretari i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi.
Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu.
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani, Renald Rista.
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa.
Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata, Maksim Kola.
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu.
Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia.
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Vjola Kapedani.
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj.
Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika.
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica.
Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj.
Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani.
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj.
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgens Spaho.

Berisha tha se ky sekretariat ka të gjithë vullnetin, ekspertizën ndërsa anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë mundësi zgjedhjeje.

Berisha prezantoi edhe kandidatët për Komisionin e Apelimit: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj.

Gjithashtu Berisha bëri të ditur se kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për anëtarë të Këshillit të Diasporës.

Berisha tha se “këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar me ndonjë propozim tjetër”.

Lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora përbëhet nga :Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.

Berisha tha se sipas statutit lista u miratua nga Kryesia.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›