Berisha provohet në PSV

Talenti kosovar Albert Berisha po provohet te klubi i madh holandez, PSV Eindhoven. 17 vjeçari i Helsingborgut të Suedisë do ta japë maksimumin në këtë test, pasi që synon që të mbetet në Holandë.
“Më pëlqen fakti se jam këtu, ndihem mjaft mirë. Kjo do të thotë shumë për mua. Duhet të luftoj me talentet e mëdhenj tjerë dhe ta shoh se si qëndroj unë në ballafaqim me ta”, deklaroi Berisha për ‘Wagnsson Sport & Entertainment’.
Kjo është eksperienca më e mirë që e ka pasur ndonjëherë futbollisti kosovar, i cili është pjesë e rezervistëve të Helsingborgut.
“Është e jashtëzakonshme. Këtu gjithçka është profesioniste. Kujdesen për mua në mënyrë mjaft pozitive dhe është një mundësi ideale për ta shfaqur talentin këtu. Ushtrimet dhe planifikimet janë të mira, pajisjet e mira, gjithçka perfekte”, vazhdoi ai.
Albert Berisha konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit suedez. Ai kishte disa paraqitje edhe me përfaqësuesen e të rinjve të Norvegjisë, pasi e ka pasaportën e këtij vendi. 17 vjeçari ëndërron të mbetet në PSV, të cilin e vlerëson si ekip të madh.