E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha raporton për ngjarjet e 21 janarit

21 janari është një grusht shteti i organizuar, dhe kjo është realizuar nga tre autorë “Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Sali Berisha ndërsa dëshmoi në komisionin hetimor parlamentar për sa i takon ngjarjes së 21 janarit.
 

“Puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, nga Rama, Ruçi dhe Gjinushi. Ishte një grusht shteti i cili u pregatit në frymën e një fondalizmi ekstrem duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë të PS. Grushti i shtetit u udhëhoq nga një treshe, në krye të kësaj partie duke besuar se PS do ti mbështes terësisht ata”.
 

“Për ngjarjen më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 e deri më sot, për një puç, e grusht shteti organizohet nga trojkat Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi për të pëmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhjet të lira dhe të ndershme, për ti kthyer shqiptarëve kohërat e Republikave të bananeve, kohërat më të vështira, më të pasigurta për shqiptarët”.

Kryeministri Berisha theksoi më tej se grushti i shtetit të 21 janarit nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, por e gjithë kjo ka pasur një skenar, me nje vidjo të montuar.

“Në këtë grusht morën pjesë banditë, trafikantë, mercenarë, të cilët të armatosur, rrethuan për 5 orë Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin, me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën, për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira. Urdhëra banditëve u jepte kryetari i pucit, ish-kryetari i sigurimit të shtetit Gramoz Ruci dhe ministri i qeverisë së Enverit, Skënder Gjinushi”, ka shtuar Berisha.

Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tomë Doshi, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›