E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Të respektohet pavarësia e medias

Ambasadori Eugen Wollfarth ndërsa thekson nevojën për te hetuar plotësisht dhe sa më shpejt ngjarjet e dhunshme që ndodhen në Tiranë, të premten në 21 janar 2001, nxit të gjitha organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të respektojnë pavarësinë dhe lirinë e medias.
 

“Media luan një rol kyç në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike. Kjo duhet të behet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë. Gazetarët duhet të kenë besim se kjo është baza e punës së tyre profesionale, ashtu sikundër edhe shprehja e opinioneve, si kontribut për formimin e opinionit publik” thotë më tej Wollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›