E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha refuzon Aleancën Kuq e Zi

Kryeministri Berisha refuzoi ti përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me deklarimet e fundit të kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, se PD shumë shpejt do të kthehet në një partiçkë.

Kryeministri u mjaftua me një të përsëritur frazën faqezi.

Pak ditë më parë, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, iu drejtua nga Durrësi Kryeministrit Berisha, duke deklaruar se shumë shpejt PD-ja do të mbetet në minorancë. Gjatë një takimi me mbështetës të kësaj lëvizjeje, Spahiu u shpreh se shumë shpejt Berisha do të shohë se një milion shqiptarë do ti bashkohesh AK-së, ndërsa Partia Demokratike do të mbetet një partiçkë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›