E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi sulmon Mustafën me stil Berishe

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po kopjon gjithnjë e më shumë mesazhet e Kryeministri të Shqipërisë Sali Berisha. Fillimisht Thaçi bëri një gjë të tillë duke krahasur protestën e 21 janarit në Tiranë me atë të 14 janarit në dy pikat kufitare me Serbinë në Kosovë. Më pas akuzoi Vetëvendosjen se po synon të marrë pushtetin me dhunë ashtu siç edhe Berisha tha për Partinë Socialiste.

Tani Thaçi është shprehur se këtë që po i bën Isa Mustafa LDK-së nuk do tia bënte kurrë Ibrahim Rugova ashtu siç Berisha ka thënë se këtë që po i bën Rama PS-së, Nano nuk do ia bënte kurrë.

Nga Lipjanin, Thaçi duke për proceset dhe zhvillimet aktuale të vendit, sulmoi opozitën duke u shpreh se Edhe Rugova sot po të ishte gjallë do të qeshej me partinë e tij duke i thënë jo Amerikës, jo BE-së. Ai nuk anashkaloi as dy partitë e tjera opozitare Vetëvendosje dhe AAK-në. Vetëvendosjes i është referuar me ata ndërsa për AAK-në u shpreh se Edhe Haradinaj të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›