E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tek Katër Rrugët e Shijakut, vdes 62- vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e së martes në Durrës, në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Gjon Deda, 62 vjeç.

Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Policia është në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën 62- vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›