Statusi kandidat, Fule: Shqipëria duhet të plotësojë 12 kriteret
Vetëm pak minuta pas dhënies së statusit kandidat Serbisë, ministrant e jashtëm europian kanë dhënë dhe mendimin për statusin e Shqipërisë.
Komisioneri europian për Ballkanin, Stefan Fule është shprehur se statusi për Shqipërinë do të vijë vetëm në momentin e plotësimit të kritereve të caktuara nga BE.
Shqipëria do të përfitojë statusin e vendit kandidat për në BE vetëm pasi të ketë plotësuar 12 rekomandimet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian. deklaroi Fule.
Më tej ai u shpreh se nuk do të ketë ndryshime të kritereve, duke theksuar se vetëm plotësimi i tyre mund ti hapë vendit rrugën drejt Bashkimi Europian.
Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere atëherë do ti raportojmë Këshillit Europian dhe do të bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës.
Në vazhdim eurokomisioneri deklaroi se një factor kycc është marrveshja mes opozitës dhe qeverisë. Sipas tij duhet të vazhdojnë reformat, por akoma dhe më tepër duhet të vendoset një konsensus politik.I rëndësishëm sipas Fule ëshë kompromisi mbi ligjet me 3/5.
Ndërsa Nikolai Ëammen, përfaqësuesi i Danimarkës, vendi që mban presidencën e radhës në BE, tha se janë të mirpritura të gjitha hapat që hedh Shqipëria për marrjen e statusit.
Presim vazhdimin e bashkëpunimit e shqipërisë në këtë drejtim tha ai.
Shkrime të tjera me interes:
- Statusi kandidat, Jensen-Topi:Bazuar në bashkëpunim institucional Tiranë- Objetivi kryesor i Shqipërisë për vitin 2012 është marrja...
- BE ngel Shqipërinë. Nuk merret statusi kandidat Bruksel – Shqipëria ka dështuar në marrjen e statusit të...
- Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...