E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha rikonfirmon kandidimin për kreun e PD: Shpresoj të zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve!

Udhëheqësi i demokrat Sali Berisha, konfirmoi të premten se do të kandidojë për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen në datën 22 Maj. 

“Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’ju drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundem të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, ku shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do i jap fund,” tha zoti Berisha.

I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro! Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë” tha zoti Berisha. 

Udhëheqësi i demokratëve denoncoi atë që ai e quajti fushatë kundër kandidimit të Sali Berishës. “Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme, të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit dhe jo vetëm ajo, kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? A nuk është kjo një antifushatë që shkel çdo parim demokratik?” tha zoti Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›