Mblidhet Kryesia e Gupit Parlamentar të PD, merren 2 vendime

Është mbledhur sot Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila pasi ka diskutuar për çështje të axhendës parlamentare ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Zëdhënësja e grupit parlalemtar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri bën me dije se është vendosur mbledhja e Kryesisë së Grupit të PD çdo javë, ditën e premte në orën 09:15, si dhe mbledhja e kryesisë jashtë radhe ditën e hënë datë 9 Maj ora 09:15.
Postimi i plotë në Facebook i Orjola Pampurit:
NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.
Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi cështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:
- Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
- Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.
/rtsh.al/