Berisha Ina Rama genjeu

Kryeministri Berisha ka pritur në Kryeministri familjarët e policëve dhe gardistëve që ishin në detyrë gjatë demonstratës së 21 janarit.
Ai ka shprehur respektin më të madh për familjarët e ruajtësve të rendit.
“Punonjësit e policisë dhe të gardës mbrojtën me profesionalizëm institucionet”, është shprehur Berisha.
Kreu i qeverisë ka vijuar akuzat ndaj prokurores së përgjithshme, Ina Rama.
“I kërkoj kryeprokurores të thotë me çfarë cilësie gënjeu popullin. Ina Rama gënjeu se nuk ka padi nga policia për organizatorët e demonstratës. Ajo gënjeu përkrah përfaqësuesit të vendit më mik për Shqipërinë”, theksoi Berisha.