Berisha rrëfehet tek Zonë e Lirë pa antiplumb, përlotet për fëmijërinë
Tiranë- Siç edhe ishte paralajmëruar kryeministri, Sali Berisha u shfaq mbrëmë në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit në televizionin ‘Klan’.
spontan edhe pse pati një ditë të ngarkuar me takime elektorale.
Në krah të kryeministrit ishin këngëtarët që e shoqërojnë në mitingjet elektorale Elvana Gjata, Soni Malaj, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Ermal Mamaqi. Eni Koci, Genta Ismaijli, Vesa Luma, autorë të këngës së kësaj fushate elektorale të PD-së ‘Ne jemi ndryshimi’.
Berisha përcillte një pamje më rinore, paçka ditës plot me takime elektorale.
Në nisje të emisionit Çani iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për tu dëshmuar shqiptarëve se Berisha nuk mbante antiplumb…siç akuzohet nga kryesocialisti Rama.
Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet tja falim për atë që thotë,- tha Berisha.
Madje Berisha u përlot kur prezantuesi i përmendi fëmijërinë dhe sidomos idhullin, Edit Piaf. Berisha i gjeti të gjitha këngët në quiz-in muzikor të emisionit.
Çani: Pse duhet të prisnim 10 vjet?
Berisha: Kemi bërë rrugë të dy. Çani ti u bërë më politik, unë u afrova drejt ‘Zonës së Lir’ë dhe u takuam.
Çani: Doktor thashë mos tju lija vetëm të ftoja dhe këngëtarët që ju shoqërojnë?
Berisha: Nuk kishe gjet shoqëri më të mirë. Komunikimin me ty e kemi konstant.
Çani: Më fal doktor të fus pak duart, Ledio nuk paska antiplumb na ka genjyer piktori…
Çani: Pse u futet ne Facebook?
Berisha: E kam pasur shumë të qartë forcën e komunikimit dhe Facebook është mjeti më i fuqishëm i komunikimit interaktiv dhe ka studime qe faktojmë se numri i miqve ka efekt të jashtëzakonisht pozitiv. Unë u futa me vonesë për dy arsye, mesazhet është mënyrë komunikimi më e lodhshme megjithëse kosto është e ulët. Për Facebook do gjeja momentin dhe e gjeta. Unë gjeta Ditën e Rinisë data 8 dhjetor.
Çani: Ju vjen keq që nuk i kishit këto në fëmijërinë tuaj?
Berisha: Në fëmijërinë time kisha ato që i klithe koha. Kam mësuar të lexoj 5 vjec, leximi ishte krenari, fillova të shkruaja, e pashë që nuk i kisha me zemër dhe e lashë. E pashë që dështova…unë vijova një shkollë te mesme mjekësore dhe kjo ishte pengese që të ndiqja letrat. Disa variante që mu dhanë përpara mu dogjën, në atë kohë nuk kishte shkollë të mesme në Bajram Curri. Dhe unë ndoqa shkollën e mesme mjekësore.
Çani: Që 6 vjeç zbuluat Edit Piaf?
Berisha: Keqardhja ime me e madhe kur kënga Padam mbaronte në radion e komunës. Kishte një orë radio kur jepej kënga Padam dhe mua me përpinte. Nga ajo gjer në këtë moshë ka mbetur tek un enje bindje se zëri është mistika. Zëri të ndikon në adrenalinë dhe qënien tënde…Beattles, ishin filozofi e këngës dhe historisë, Beattles janë këngëtarë muzikë dhe filozofi, ato janë epokë.
Unë dëgjoj dhe kam dëgjuar gjithë jetën dhe në IPad kam mijëra këngë, 3.658 këngë . Unë udhëtoj shumë dhe gjatë gjithë kohës dëgjoj dhe lexoj dhe pasi udhëtoj shumë dëgjoj se është më komode,-tha kryeministri.
Çani: ‘Rrëfimi tek Papafingo’ flisni për guximi. Gjë që ia rekomandoni dhe të rinjve?
Berisha: Guximi është themeli i asaj ti mund dhe duhet të arrish. Imagjino një fëmijë në alpe që i takonte të bënte dy orë rruge i vetëm dhe ai nuk kishte alternative tjetër vetëm të guxonte. Kishte ujqër flitej që kishte dhe arinj po unë nuk kisha parë. Kishte një pyll dhe futesha.
A është kjo një arsye e arritjes tuaj sot?
Një ambient me rreziqe të presupozuar, në këtë kontekst padiskutim ajo ka qenë një trajnim për mua. Unë shkoja në shkollë në dimër. Ideja se gjatë rrugës mund të nda dilnin ujqërit ishte permanent si ide, por nuk na doli.
Ju i kishin qejf kuajt, Keni rënë nga kali ndonjëherë në fëmijëri?
Disa here, kam thyer brinjët dhe prap i kam hipur. Bënim gara kryesisht pa shalë, se me shalë nuk na linin prindërit.
Legjenda se keni rënë nga kali dhe nuk keni zbritur nuk qëndron?
Kam zbrit por i kam hipur prapë…
Keni thëne se nuk shihni ëndrra…
Nuk shoh ëndrra vetëm ato që shoh në jetë.
Pse e doni një mandat të 3-të, cila është ëndrra që ju ka mbetur pa realizuar?
E ka thënë një i shquar, pushteti të lodh kur nuk e ke. Kur e ke dhe e përdor si duhet të frymëzon. E dua unë pushtetin unë për veten time, absolutisht jo. Unë kam pas pushtetin tim kardiolog dhe kam bërë të vërteta ëndrrat e mia. Unë nuk kam as ambicien më të vogël personale. Unë dua të mbroj ato që besoj.