E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sëmuret gjatë vizitës në Galeri

Share

FOTO ARKIV

Kryeministri Sali Berisha ka shfaqur sërish momente dobësie ndërsa ka qenë në Galerinë e Arteve ku po prezantoheshin dy projektet e mbetura në garë për zgjerimin e bulevardit. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, ndërkohë që kamerat janë mbajtur larg ngjarjes.

Një dobësi të tillë e shfaqi kryeministri Sali Berisha edhe në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa festonte 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Berisha anuloi një vizitë në Mal të Zi dhe u kurua për disa ditë. Edhe në ditët në vijim shëndeti i tij ishte i dobët.

Ndërkohë sot Berisha po fliste për Tiranën dhe projektin për zgjatimin e bulevardit.

Sot përzgjidhet projekti i Tiranës së shekullit të XXI. Përzgjedhja është e vështirë, por shumë e rëndësishme. Kryeqyteti u viktimizua nga babëzia njerëzore. Tirana u betonizua masivisht në 10 vjet. Kur betoni përdoret për të pushtuar hapësira, zënë mjedisin për të çqytetëruar qytetin, qyteti nuk është më i qytetarëve. Ndërkohë që Kryeqyteti ka një nga vendndodhjet më të bukura të vendit tonë. Tirana ka pozicion gjeografik të favorshëm për zhvillim. Por, falë punës së kryebashkiakut Basha Tirana po rehabilitohet. Arritëm te rehabilitonim qendrën e kryeqytetit. Ai ndryshim ishte jetik se sheshi ishte i egër sa vetë egërsia. Nisma jonë është Tirana, qytet i shëndetshëm, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›