E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shfytyrohet në Kuvend: I fituat zgjedhjet me dhunë e terror, përgatituni për betejë

saliiiiiiNë fjalimin e tij si deputet, Sali Berisha tejkaloi minutazhin prej 20 minuta, por kryetari i parlamentit  nuk e ndërpreu dhe kur u tejkalua një gjysëm ore dhe më pas

Kryeministri në largim, Sali Berisha, në fjalën e tij të parë në Kuvend si deputet në opozitë, tha se zgjedhjet u fituan me terror e dhunë.

Zgjedhjet u fituan me dhunë dhe terror, u fituan me premtime antiglobaliste, megjithatë unë pranova humbjen. Demokratët më bënë thirrje që të mos e jap dorëheqjen, por një thirrje eprore, thirrja e kombit tim, më detyroi që të jap dorëheqjen.

Por çfarë ndodhi në këtë Kuvend kur erdha si deputet i thjeshtë? Opozitës iu shpall luftë që në seancën e parë për një dokument që nuk e kisha parë kurrë me sy. Ishte një akt lufte që ti kërkoje opozitës të debatonte mbi një dokument që nuk e kishim lexuar kurrë, tha Berisha.

Më pas ai foli për seancën e prezantimit të programit, kur ai bojkotoi fjalimin e kryeministrit të mandatuar.

Kryeministri unik në Europa lexoi këtu pamfletin e urrejtjes.  Ai krahasoi 23 qershorin me 22 marsin, përmbytjen e etërve të tij. As në Greqinë antike nuk mund të gjesh akte të tilla urrejtje. Ndaj dhe ne, në një akt proteste, i dëshmuam zotërisë se ne nuk jemi ata që mendon ai. Tani unë duhet të them që ne jemi racë e veçantë, që nuk vajtojmë, që nuk lëndohemi aq kollaj. Edhe humbjen e festojmë, edhe vdekjen e festojmë sepse kemi punuar me nder, tha Berisha.

Ai premtoi betejë për mbajtjen e premtimeve.

Nëse e ke marrë votën duke mashtruar, nuk do lëmë betejë pa filluar për të çuar në vend dinjitetin e shqiptarëve. Ndaj përgatitu, tha Berisha.

Ai akuzoi se në këtë kabinet qeveritar janë tre ministra nga e njëjta familje.

Akuzat më të rënda Berisha i kishte përë ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke thënë se është i lidhur me bandat më të rrezikshme në vend, përfshi bandën e Dritan Dajtit dhe bandën që vodhi zgjedhjet e Spartak Ngjelës në vitin 2003.

Berisha tha se programi i PS nuk ka shifra.

Më herët foli ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Aleanca e 1 prillit fitoi, kurse ne humbën, por jemi kokëlartë për çdo arritje. Ne nuk bëmë premtime të bukura, jo se nuk dinim, por se ato janë të pamundura, janë mashtrime dhe ne nuk donim tju gënjenim. Për një politikan kjo është fondamentale, për një kryeministër mbajtja e premtimeve është prova e zjarrit. Juve jua tha vetë eksperti juaj se në 95% ju do dështoni. Ti nuk e pranon, por e ke gati Shqipërinë, me rrugë të bëra, tunelin, me energji, me rritje pensionesh. Por ti nuk i pranon, se je nihilist, tha Topalli./ep

berisha-kuvend

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›