E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Pavarësisht provokimeve, ne do jemi opozitë konstruktive

islamiIsh-socialisti Kastriot Islami, tashmë i konvertuar në demokrat, e sulmoi ashpër programin e qeverisë Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend. Islami tha se gjatë fushatës janë lëshuar premtime të parealizueshme, që janë lënë në harresë në dokumentin e paraqitur në Kuvend.

Programi i PS u ngjan kukullave ruse, ku më e vogla është a jo që na u paraqit në Kuvend. Nuk mund të klasifikohet si program rilindjeje. Nuk mund të krijohet një republikë e rilindur pa ndryshime kushtetuese. Nuk ka kalendar veprimesh mbi bazë vjetore, çka e bën të pamundur kontrollin e objektivave. Mungojnë llogaritë konkrete për burimet financiare me të cilat do të realizohen objektivat. Përse janë copëzuar disa ministri dhe janë bashkuar të tjera. Janë ndarje të paarsyetuara, kjo e bën qeverinë më të kushtueshme për qytetarët, tha Islami.

Ndërsa në lidhje me opozitën, pjesë e të cilës do të jetë gjatë katër viteve në vijim, Islami tha se ajo do të jetë e fortë dhe e sinqertë.

Debati për kohën që i duhej opozitën për të studiuar programin ishte i paprecedentë dhe i papranueshëm. Opozita aktuale ka deklaruara se do të jetë opozitë parlamentare, konstruktive, institucionale, e sinqertë dhe bashkëpunuese. Asnjë provokim apo arrogancë nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim të saj, tha Islami.

Islami e cilësoi si të destinuar për dështim qeverinë e re, sipas tij, për shkak të moshës relativisht të re të pjesëtarëve të kabinetit. E destinuar për dështim, një eksperiencë e tillë i ka ndodhur edhe Microsoftit. Pjesa e PS është ndërtuar mbi idenë e spastrimit të individëve me eksperiencë, tha Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›