E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami ka çmontuar edhe pajisjet e banjos në zyrën e ministrit (!)

imamiBabëzia e ministrave të ikur ka kaluar tashmë në faza komike. Burime nga stafi i ri që sapo ka marrë në dorëzim Ministrinë e Mbrojtjes bënë dje me dije për DITA se ish-ministri Arben Imami ka çmontuar edhe pajisje të ndryshme nga banjoja personale e zyrës së ministrit. Pamja e tualetit të zyrës së ministrit është bërë tashmë objekt habie dhe bisedash, ndërkohë që është urdhëruar nga drejtues të stafit të ri një inventar i plotë i zyrave.

Ministri i Mbrojtjes, ka qenë një ndër më të dalluarit në babëzinë që karakterizoi dymujorin e tranzitimit të pushtetit pas humbjes së PD-së në 23 qershor. Po ka për ndonjë gjë që do mbahet mend në historinë e këtij vendi, është tërbimi i tij për të rrëmbyer çkish mbetur në zyrat e shtetit tre muaj pas humbi zgjedhjet. Është ajo çfarë ka bërë për tetë vite, por na u shfaq si një film me xhiro të shpejta për tre muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›