E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kërkon që diskutimi për programin të shtyhet pas 100 ditësh

kuvendPas disa orësh ndërprerje, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot në orën 09:25 punimet për të vijuar me diskutimet për programin e qeverisë Rama.

Deputeti Sali Berisha kërkoi shtyrjen e diskutimit për programin e ri qeverisës. Sipas tij, opozita është e gatshme të diskutojë për programin pasi qeveria e re të mbushë 100 ditë në detyrë.

Zoti kryetar këtu nuk po diskutohet as për një program as për ndonjë qeveri. Kurrë nuk ka ndodhur që një qeveri të shqyrtojë programin përpara 100 ditëve. Unë propozoj që qeveria të marrë kohë, të shtyjmë punimet pasi pa 100 ditë nuk ecet. Merrni kohën, dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë për  programin pas 100 ditëshit. Por po e futët kokën poshtë tavolinës për 100 ditëshin prisni të 40-tat tha Berisha.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili ka theksuar se Berisha kërkon që Rama të mos shkojë në Bruksel si kryeministër i votuar.

Propozimi i Berishës nuk besoj se pranohet, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili shtoi se, arsyeja pse Berisha po kërkon të shtyhet seanca, është që ai të vijë nesër dhe të thotë se si mund të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, një kryeministër i pavotuar tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›