E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shkarkon nga detyra dy kryetarë komunash

TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja dhe të kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici.

Sipas publikimit ne faqen e Kryeministrise, propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës Rrethina, Kleves Muja është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti.

Propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici është bërë gjithashtu nga ministri i Brendshëm, bazuar në raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit, në të cilin janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›