Londër, Olimpiada nis me incidente për flamuj
Një incident diplomatik ka tensionuar ditën e parë të garave në Olimpiadën e Londrës. Ekipi futbollistik i femrave të Koresë Veriore është larguar nga stadiumi për shkak se para ndeshjes me Kolumbinë ishte paraqitur flamuri i Koresë Jugore.
Ky gabim ka shkaktuar më tepër se një orë vonesë, ndërsa përfundimisht, Koreja Veriore fitoi me rezultat 2:0.
Në fillim të turneut të futbollit të femrave në Olimpiadë fitore korrën edhe Britania, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Brazili dhe Suedia.
Turneu në futbollin e meshkujve fillon sot me takimet Honduras Maroko, Meksiko Koreja Jugore, Spanja Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe Uruguaji, Gaboni Zvicra, Bjellorusia Zelanda e Re, Brazili Egjipti dhe Britania Senegali.
Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike 2012 në Londër bëhet të premten në mbrëmje.