E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkon në Kosovë, inauguron me Thaçin një pjesë të rrugës Morinë- Merdare

Share

Kryeministri Sali Berisha do jetë të shtunën paradite në Kosovë, në Vërmicë, sapo kalon kufirin e Shqipërisë. Berisha është ftuar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, për të inauguruar 38 kilometrat e para të rrugës Morinë- Merdare, pjesë e Rrugës së Kombit. Qeveria kosovare ka kërkuar që qytetarët të jenë të pranishëm sot në inaugurim. Në inaugurimin e rrugës pritet të jetë edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel. 38 kilometrat do përfundojnë në Suharekë dhe Berisha do jetë edhe aty për të takuar banorët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›