E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkrin Komitetin për krimin, këshill për zbatimin e ligjit antikorrupsion

Kryeministri Berisha shkrin Komitetin Ndërministror për Krimin e Korrupsionin dhe e zëvëndëson atë me një këshill pranë qeverisë lidhur me zbatimin e ligjit antikorrupsion. Lajmin e publikoi vetë kryeministri Berisha në mbledhjen e fundit të këtij komiteti i cili përbëhej nga krerë të institucioneve të pavarur si kryeprokurorja e përgjithshme apo kreu i SHISH etj. Ndërkaq, kryeministri shtoi se do të ndgrihet një grup pune i cili do të menaxhojë punën e agjensisë së sekuestrimit të pasurive të pajustifikuar.
Në kuadër të luftës antimafia, kryeministri berisha kërkoi rregulla më të rreptë sigurie për mafiozët e arrestuar. Sipas tij, kockat e mafies duhet të izolohen tërësisht dhe jo të trajtohen sikur janë me pushime. Kryeministri tha gjithashtu se moratoriumi për ligjin e skafeve do të jetë me afat të pacaktuar.
Më herët kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, e cila sipas tij nuk është e fundit, miratoi datën 8 dhjetor si festë kombëtare.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe heqjen e TVSH-së mbi vlerën e shtuar për arsimin dhe garantoi se vitit 2010 do të ruajë normën 4.5% të deficitit buxhetor. Qeveria shqiptare gjithashtu i dhuroi një pronë verore pa shpërblim shkrimtarit Ismail Kadare për veprën e tij të shquar letrare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›