Berisha: Ndihmë prej 400 mijë eurosh për komunën e Graçanicës

Kryeministri Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me anëtarin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç se kontributi i komunitetit serb është thelbësor në Kosovë
"Ne diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve sikundër shpreha dëshirën e qeverisë shqiptare për të kontribuar 400 mijë euro për komunën e Graçanicës" theksoi Berisha. Ai shtoi githashtu se do të ishte e dobishme edhe binjakëzimi i komunave kryesisht me popullatë sebe me komunat dhe bashkitë e vendit tonë.
"Unë garantova se mbetem i vendosur që të japë gjithë kontributin në interesin më të mirë të bashkëjetesës së qytetarëve të kosovës pavarësisht etnisë theksoi Berisha duke shtuar se shpreh bindjen më të thellë se këto komuna do të jenë faktor paqeje dhe stabiliteti.
Nga ana e tij zoti Petroviç theksoi se vizita është sigurisht edhe një vizitë miqësore. Ne vlerësojmë vizitën në Kosovë të kryeminitrit berisha dhe zëvendëskryeminsitrit Meta kanë rritur besimin e komunitetit serb që qeveria të jetë një nga vendet që dot ë ndihmojë komunat e reja të formuara në Kosovë.
"E vlerësojmë ndihmë duke ditur që edhe në vendin tuaj situata ekonomike nuk është shumë e mirë dhe në këtë situatë të tillë i vini në ndihmë atyre që kanë nevojë" theksoi Petroviç.