E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shpall Bashen per Tiranen

Partia Demokratike kujtoi sot 22 marsin, ditën e ardhjes për herë të parë të opozitës në pushtet. Berisha tha se 22 marsi është dita e demokracisë dhe një ditë në të cilën ne duhet të betohemi sërish për çuarjen përpara të misionit tonë.

Berisha iu referua zgjedhjeve të 8 majit duke thënë se PD do të futet në garë për t’i fituar ato.

Në këtë tubim Partia Demokratike prezantoi edhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si kandidatin zyrtar për Bashkinë e Tiranës.

“Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, zgjedhje për ju, për nënat për baballarët, për motrat dhe vëllezërit tuaj. Të shpallim bashkë 8 majin festën e madhe të votës së lirë”, është shprehur Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›