Rama: Nuk kam punë me Bashën e Berishën qe e kanë futur PD në inceneratorin e marrëzisë së tyre!

Kryeministri socialist Edi Rama, ka reaguar sot me ironi ndaj zhvillimeve në PD dhe deklaratave të lëshuara ndaj tij nga Basha e Berisha, ndërsa shkëmbenin akuza reciproke. “Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!’ shkruan zoti Rama në Twetter mbrëmjen e së shtunës.