Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin për fletët e gabuara
Kolegji zgjedhor ka shtyrë vendimin për kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
Sipas Kolegjit, PS nuk ka ndjekur procedurat e duhura për bërjen dhe formulimin e padisë, pasi janë dy të tilla me të njëjtin argumentim ankimimi.
Në seancën e sotme Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesë padia e datës 18 maj, pasi PS ka paraqitur tjetër padi më 24 maj, që kundërshton vlefshmërinë e vendimit për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eno Bushi ka theksuar se tërheqja u be pasi padia e dytë ishte më e plotë. “Dhe meqë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor gjykuan që nuk ishte vendi për t`i bashkuar, vendosëm të tërhiqeshim. Presin shortin që përcakton trupin gjykues dhe datën se kur do të shqyrtohet”- theskoi Bushi.