E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e gabuara, Kolegji Zgjedhor shtyn seancën

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka vendosur shtyrjen e seances per shqyrtimin e ankeses se PS-se, kunder vendimit te KQZ per hapjen e kutive dhe numerimine votave ne kutite e gabuara.

Shkak u bene dy ankimimet e PS-se me te njejtin argument, te cilat nuk mund te bashkoheshin per gjykim si nje ceshtje e vetme, e pas te ciles PS u terhoq per shqyrtimin e padise se dyte, asaj te dates 24 maj, qe eshte edhe me e plote.

Sipas Kolegjit, PS nuk ka ndjekur procedurat e duhura per berjen dhe formulimin e padise, pasi jane dy te tilla me nje njejtin argumentim ankimimi.

Në mbledhjen e sotme ishin avokatet e PS-se qe u terhoqen, per te rishqyrtuar padine e bere. Ata u tërhoqen nga kërkesë padia e datës 18 maj, kur KQZ miratoi ne parim aktin normativ, pasi PS ka paraqitur tjetër padi më 24 maj, që kundërshton vlefshmërinë e vendimit për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, pikerisht nje dite pasi akti mori fuqi ligjore.

Sipas avokatit te PS-se, Eno Bushi, terheqja u be pasi padia e dyte ishte me e plote. “Dhe meqe anetaret e Kolegjit Zgjedhor gjykuan qe nuk ishte vendi per t’i bashkuar, vendosem te terhiqeshim. Presin shortin qe percakton trupin gjykues dhe daten se kur do te shqyrtohet”- tha ai.

Kolegji ka nisur ne oren 10.00 shqyrimin e kërkesës se dytë ankimore të Partisë Socialiste, qe kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutite e gabuara.

Kerkese ankesa kerkon pavlefshmerine e projekt vendimit te marre me katër votat e anëtarëve te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve per numerimin e fletët e votimit per kryetar te bashkise se Tiranes, të hedhura në kutitë e gabuara.

Sipas perfaqesuesve ligjore te PS-se, ky vendim nuk mund te merrej dhe qe ne kohen e diskutimit ne KQZ deklaruan nje numerim i tille do t’i hapte rrugen ankimimit te rezultatit zyrtar.

Nje dite me pare, Kolegji rrezoi kerkese ankesen e pare te PS-se, ate per vonesen e shpalljes se tabeles se rezultateve te KZAZ 49 nga ana e KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›