E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Radanecit Prokuroria e Korces Burg perjete autorit

Prokuroria e Korces dha sot pretencen per autoret e vrasjes se dy te rinjve ne lagjen Radanec te ketij qyteti ne fillim te vitit.

Nga prokuroret e ceshtjes u kerkua burg i perjetshem per autorin e masakres Erion Mukadezi 32 vjec dhe nga 1 vit e gjysme burg per 3 bashkepunetoret e tij Irfan Mukollari Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari.

Ngjarja

Ajo qe u konsiderua masakra e Radanecit ndodhi ne janar te 2011 ne lagjen e Korces qe mban kete emer. Konflikti ka lindur mes disa te rinjve ne nje lokal lojerash fati per motive banale dhe me pas ka degjeneruar ne dhune mes viktimes dhe autorit te krimit i cili eshte larguar per disa minuta nga vendi ngjarjes per tu kthyer me pas i armatosur.

Ai ka qelluar mbi Mikel Tepexhikun duke e lene te vdekur ne vend ndersa miku i tij Kastriot Hysi 25 vjec ka mbetur i plagosur rende dhe ka nderruar jete nje dite me pas ne spital. Autori Mukadezi eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe eshte kapur pas disa oresh nga policia. Mesohet se ai kishte qene i denuar edhe me pare per vrasje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›