E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEC-i i Vlorës, Bojaxhi: Prova e parë në qershor

Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, ka inspektuar sot investimet e bëra nga KESH në Vlorë si dhe në njohjen e ecurisë së punimeve të TEC-it në këtë qytet. Bojaxhi ka deklaruar se projekti është në fazën e kolaudimeve të fundit teknike. 

VLORE- Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gergj Bojaxhi gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për ndërtimin e TEC-it në Vlorë është njohur me ecurinë e tyre. në njohjen e aspekteve mjedisore të projektit dhe në disa element me karakter social. Projekti është na faën e kolaudimeve të fundit teknike. Kreu i KESH Bojaxhi ka deklaruar se turbina e TEC parashikohet të vihet në punë në javët e para të qershorit.

“Në këtë fazë rreth 94 për qind të punimeve janë përfunduar, ka filluar komisioni i pajisjeve dytësore dhe gjatë javëve të ardhshme do të behet edhe komisionimi i pajisjeve parësore, ku më e veçantë mbetet turbina e gazit. TEC-i do të punojë brenda parametrave të ligjit shqiptarë dhe atij të BE-së për aspektin ekologjik. Pra impiantit që ne po ndërtojmë sot i ka parametrat tre herë më të ulët sesa parametrat evropian”, u shpreh kreu i KESH Bojaxhi.

Ndërtimi i TEC-it në Vlorë ka angazhuar rreth 400 punonjës. Bojaxhi ka zhvilluar edhe një takim në fshatin Bishan ku janë mbjellë për llogari të KESH rreth 5000 pemë të cilat janë pjesë e projektit për zëvendësimin e pishave të prera në pyllë të sodës me sipërfaqë ku po ndërtohet edhe TEC-i. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›