Shantazh doganierit, në kërkim gazetari

Një gazetar i televizionit "Top Channel" është shpallur në kërkim pasi policia e Gjirokastrës e akuzon për shantazh dhe korrupsion passiv.
Policia e Gjirokastrës njoftoi zyrtarisht shpalljen në kërkim të gazetarit të emisionit "Fiks Fare" me iniciale E.D.
Ndërkaq, burimet shtuan se ky person në bashkëpunim me të atin dhe një tjetër të njohur i kanë bërë shantazh një doganieri pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Mësohet se gazetari sëbashku me Bashkim Dushin dhe Julian Gjinajn i bënin shantazh doganierit me një pamje filmike konpromentuese.
Aktualisht Bashkim Dushi dhe Julian Gjinaj janë në prangat e policisë.
Ata i kishin marrë doganierit 1500 euro, dhe në të kundërt e kanë kërcënuar më publikim të videos.
Dyshohet se filmimi është realizuar nga gazetari me iniciale E. D, gjatë kohës kur punonte për emisionin investigative "Fiks Fare".
Dhe duket se këta tre persona ia kanë arritur qëllimit, dhe i kanë marrë paratë doganierit. Shuma prej 1500 eurosh iu kap në momentin e arrestimit 31 vjeçarit
Julian Gjinaj lindur dhe banues në Shkodër.
Ndërkaq, në sajë të metodave speciale të hetimit, historia ka rënë në veshin e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër që në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task-Forcë, kryen arrestimet.
Vetëm pak ditë më parë në banesën e 50 vjeçarit Bashkim Dushi në qytetin e Shkodrës u gjet një sasi e pa shpërthyer lëndë eksplozive. Në atë kohë asnjë prej anëtarëve të familjes Dushi nuk gjendej në banesë. Për ngjarjen Policia e Shkodrës nisi hetimet.