Berisha sot në Londër, merr pjesë në funeralin e Margaret Thatcher
Londër- Kryeministri Sali Berisha është nisur dje drejt Britanisë së Madhe, pasi sot do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish-kryeministres Margaret Thatcher.
Ceremonia, që do të mbahet në Katedralen St. Paul dhe do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë.
Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila sipas tij mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre,- thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.
Zonja e hekurt pritet të përcillet në banesën e fundit me nderime të shumta ushtarake, ndërsa e pranishme do të jetë Mbretëresha Elizabeth dhe tre ish-sekretarët amerikanë të Shtetit, Henry Kissinger, George Schutz dhe James Baker.
Ajo ndërroi jetë në datën 8 prill, në moshën 87-vjeçare dhe ceremonia e lamtumirës do të ndiqet nga më shumë se dy mijë persona.