E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi terrorist në maratonën e Bostonit, FBI-ja zbulon detajet e bombës

bomba-bsotonSHBA- Pamje nga FBI-ja mbi hetimin e sulmit vdekjeprurës në maratonën e Bostonit kanë hedhur dritë mbi bombat e përdorura.

Sipas BBC-së pamjet e mbetjeve tregojnë ngjyrën e errët të asaj që duket të jetë një tenxhere me presion.

Tre njerëz kanë vdekur, përfshirë një djalë tetë-vjeçar dhe më shumë se 170 të tjerë u plagosën kur dy bomba shpërthyen afër vijës së finishit në garën e së hënës.

Presidenti Barack Obama do të udhëtojë për në Boston të enjten për një memorial.

Paul Adams i BBC-së, në Boston, thotë se manifestime të heshtura për viktimat u mbajtën në të gjithë qytetin në natën e së martës.

‘Associated Press’ citoi një burim të afërt me hetimin të ketë thënë se bomba përbëhej nga eksplozivë të vendosur në 1.6-gallon të objekteve me presion. Bombat ishin vënë në qese të zeza dhe u lanë në tokë, tha burimi.

Më parë, Presidenti Obama i dënoi shpërthimet si një akt terrorist. Ai tha se sulmi ishte “frikacak”, por theksoi se ai nuk është ende në dijeni nëse një organizatë – qoftë vendase ose të huaj – ose një “individ keqdashës” ishte përgjegjës, e as se çfarë mund të ketë qenë motivi.

“Çdo gjë tjetër në këtë pikë është një spekullim”,- tha ai. ”Do të marrë kohë … por ne do të gjejmë kush dëmtoi qytetarët tanë dhe ne do ta sjellim ata para drejtësisë”.

Maratona e Londrës- tjetra më e madhe maratonë ndërkombëtare- pritet të zhvillohet të dielën, me policinë që shprehet se po mirë-lexohen planet e sigurisë. Organizatorët kanë thënë se ata do të mbajnë 30 sekonda heshtje në fillim si një shenjë respekti.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›