E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sot në Strasburg, merr pjesë në punimet e Asmblesë së KiE

TIRANË- Kryeministri Berisha ndodhet sot në Strasburg, ku pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Berisha pritet t’i drejtohet Asamblesë me një fjalim, në të cilën do të flasë për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland. Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll (Turqi), ku do të marrë pjesë, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›